Dy vjeçari nga Istogu, i cili kishte rezultuar pozitiv për Covid-19, tashmë është shëruar.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj, përmes një postimi në Facebook.
Osmanaj ka treguar se aktualisht e kanë vetëm një rast aktiv me koronavirus, por se edhe ai ështënë gjendje të mirë shëndetësore.
“Lajm i mirë për sot është shërimi i fëmiut 2-vjeçar nga covid19(testi i dytë negativ sot). Kemi vetëm edhe një rast ende pozitiv në gjendje të mirë shëndetësore e që presim së shpejti të dalë negative”, ka shkruar Osmanaj.