Momente prekëse të një burri që filloi të qajë kur takon gomarin e tij pas dy muajve në izolim

0
317

Gomari dhe pronari fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve që ishin në izolim në Spanjë.

Ismael Fernández nuk mund të priste më gjatë që të vizitonte fermën e familjes në Malaga këtë javë pas izolimit nga COVID-19.

Ismael Fernández

Do të thotë që 38-vjeçari nuk do të vizitonte vetëm vëllain e tij, por edhe kafshën e tij të preferuar, gomarin Baldomera.

Në video shihet momenti prekës i gomarit dhe pronarit që fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve, kjo sepse i mungonin njëri tjetrit.

Fernández shkroi në Facebook: “Nuk jam i turpëruar që ju më dëgjoni duke qarë sepse këtu është një dashuri e papërshkrueshme”.

Video është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë.