8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurti i përgjigjet edhe një herë Presidentit, nuk e përmend dhomën e përgjimeve në Telekom

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti iu është përgjigjur edhe përmes një shkrimi në Facebook presidentit të vendit, Hashim Thaçit që dje deklaroi se Kurti dhe vartësit e tij kanë shkuar tri ditë me radhë në dhomën e përgjimeve në PTK.

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”.

Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri në detyrë e ka quajtur “helaq”, presidentin e vendit, Hashim Thaçit.

- Advertisement -

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI.

Në cilën anë je ti?”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit