1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ministri Zemaj me apel: Kujdesi jonë parandalon shtimin e rasteve të reja!

Rekomandime

Sot janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19, derisa numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1296.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se pavarësisht kësaj, qytetarët duhet të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i ministrit Zemaj:

Të dashur qytetarë,

Sonte morrem një rezultat premtues nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku nga 294 mostra të analizuara kanë rezultuar sot pozitive vetem 6 raste.

- Advertisement -

Pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, institucioneve publike dhe private që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse, ky kujdes i joni parandalon shtimin e rasteve të reja dhe është jetik për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, ndersa derisa shtojmë kujdesin, shkojmë drejt shqyrtimit të masave tjera lehtësuese.

- Advertisement -

Se bashku ia dalim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit