Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tubimi po mbahet në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë.
E, ndaj protestës së Vetëvendosjes kanë reaguar edhe nga kabineti i presidentit.
Është këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ai i cili ka kritikuar VV-në pse nuk pati asnjë flamur të Kosovës në këtë tubim.
“Në “festivalin” e tyre nuk po shihet asnjë flamur shtetëror. Horrat sërish qenkan mbështjellë me patriotizmin e rremë duke e valëvitur flamurin kombëtar!”, ka shkruar ai.
Ja shkrimi i tij:
Pas aventurës me Serbinë dhe izolimit me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje paska provuar të rikthehet në identitet. Në “festivalin” e tyre nuk po shihet asnjë flamur shtetëror.
Horrat sërish qenkan mbështjellë me patriotizmin e rremë duke e valëvitur flamurin kombëtar!