14 Qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetae të Gjakut.
E në faqen zyrtare të Facebook të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, janë publikuar disa fotografi, ku shihet Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke dhuruar gjak.
“Për nder të 14 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, me dhurim vullnetar të gjakut na nderoi edhe Ministri i Shëndetësisë, Zotëri Armend Zemaj, bashkë me miqtë e tij.
I falenderojmë për përkrahje”, shkruhet në postim.