3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kush duhet ta udhëheqë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Presidenti apo Kryeministri?

Rekomandime

Kosova dhe Serbia ka vite që po negociojnë me njëra- tjetrën në një dialog të stërzgjatur dhe ende nuk kemi një marrëveshje të finalizuar midis palëve.

Me gjithë shumë përpjekje, është bërë e ditur se java në të cilët po hyjmë do të bëjë një kthesë në këtë drejtim, duke bërë një rinisje të dialogut, mbase edhe një finalizim.

- Advertisement -

Mirëpo dilema se kush duhet ta udhëheqë dialogun presidenti apo kryeministri, ka ndezur debat në vend.

Sipas njohësit të rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, primatin e udhëheqjes së këtij dialogu deri në arritjen e një marrëveshjeje të paqes, duhet ta ketë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Duke ditur se presidenti zgjidhet me 2/3 e deputetëve në Kuvend, ai ka rolin unifikues, e përfaqëson Kosovën brenda dhe jashtë, janë këto arsyet që favorizojnë presidentin në udhëheqjen e dialogut në këtë fazë”, ka thënë Tahiri për IndeksOnline.

- Advertisement -

Mirëpo kjo sipas Tahirit, nuk përjashton mundësinë që të përfshihet edhe kryeministri i vendit.

Madje siç thotë Tahiri për IndeksOnline, pak rëndësi ka se kush do të hedhë nënshkrimin në marrëveshjen finale, pasi që ajo në fund duhet të dërgohet në Kuvend për ratifikim nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

“Se kush duhet të nënshkruajë këtë marrëveshje, nuk ka shumë rëndësi, pasi që ajo në fund prapë duhet të dërgohet para deputetëve, për ratifikim dhe me 2/3 e votave”, ka sqaruar Tahiri.

E rëndësishme sipas tij mbetet edhe ajo se si Kosova e sheh marrëveshjen me Serbinë, a duhet të ketë një marrëveshje të paqes, e cila do të nënkuptohen reparacionet e luftës, kompensimin e dëmeve që ia ka shkaktuar Serbia Kosovës, apo një njohje reciproke midis të dyja vendeve, njohje kjo që nuk ka nevojë t’i nënshtrohet votës së deputetëve më pas për miratim. Pastaj se a do të vendosin shtetet të hapin ambasada, apo zyra kjo mbetet të diskutohet, ka theksuar Tahiri.

Ndryshe gjatë ditës së sotme presidenti i vendit ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti të parin prej se Hoti është zgjedhur kryeministër. Thaçi me këtë rast ka thënë se bashkë me Hotin do të jenë përkrah njëri- tjetrit edhe në dialogun me Serbinë, duke theksuar se Kushtetua e vendit i ka përcaktuar qartë detyrat e secilit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit