8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi çmimin “Nobel” Hashimit

Rekomandime

Shkruan: Kreshnik Spahiu

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo projekti për korigjimin e Kosovës dhe që brenda këtij viti do arrihet marrveshja që Serbia të njoh shtetin e pavarur të Kosovës.

Ky pozicion amerikan ka nxjerr totalisht bllof kauzën e Vetvendosjes dhe alibinë e Albin Kurtit se mund të kishte një komplot për ndarjen e Kosovës.

Albin Kurti humbi kauzën

- Advertisement -

Albin Kurti humbi pozitën e Kryeministrit

Albin Kurti humbi mbështetjen amerikane

- Advertisement -

Albin Kurti humbi besimin mbi të “vërtetat”

Albin Kurti humbi elektoratin pro-amerikan

Albin Kurti humbi mundësinë për të qenë hero

Javën tjetër dy kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi do mbërrin në Shtëpinë e Bardhë ku me një axhendë pro shqiptare do hartohet një projekt për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj.

Projekti amerikan do jetë i avancuar dhe pritet që në mandatin e dytë të Presidentit Trump të realizohet:

– S’ka prekje te territotorit te Kosoves.

– S’ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante.

– Kosova merr njohje nga Serbia.

– Kosova merr ulesen ne OKB pas tri viteve.

– Kosova merr liberalizimin e vizave.

– Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nenshkrimit te marrveshjes finale.

– Trepçen e merr ne menaxhim një kompani amerikano-britanike

Të gjitha do kenë një funale:

Bashkimin Shqipëri-Kosovë i cili do ndodh brenda 4 vitesh.

Ëndrra e Albin Kurtit do realizohet por ai s’do jetë dot aty.

Egoizmi i tij e largoi nga dita historike duke bërë pa dashje kundërshtarët e tij heronj.

Marrveshjen historike të nohejes Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë do e realizojnë ish-udhëheqsit e UÇK.

Koha ecën më shpejt se inatet e Albinit.

Albini luftoi 14 vjet dhe e lëshoi për 14 minuta, duke lënë edhe aktivistët e Vetvendosjes rrugëve papunë.

Ata thjesht do shohin nga ekrani TV, si Hashimi do marr çmimin Nobël nga “Albini”, sepse ky i fundit i mori koka erë dhe ia mbylli telefonin Shtëpisë së Bardhë, në ditët kur po shkruhet fati i shqiptarve në Ballkan.

Haroi që pa Amerikën dhe UÇK, sot Kosova do ishte akoma një komunë e Serbisë!

Fatkeqsisht gabimet në politikë, paguhen shtrenjtë.

Çmimi i gabimeve këtë rradhë, do jetë: “Shpallja heroj e kundërshtarve të tij politik”

Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit