Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhet në selinë e partisë që drejton këto momente.
Në selinë e kësaj partie kanë nisur të shkojnë drejtuesit e strukturave, pas publikimit të kumtesës nga Dhomat e Specializuara se kanë dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
Pas këtij zhvillimi, pritet që PDK të mbajë konferencë për media, raporton KlanKosova.