4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rekord i zi në Kosovë, për një ditë vdesin 6 persona të prekur me COVID-19

Rekomandime

Gjashtë persona kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të cilët ishin të prekur me koronavirus. Kjo është bërë e ditur nga Klinika Infektive e QKUK’së.

- Advertisement -

Ka shkuar në 64 numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19. Për gjashtë viktima është njoftuar se kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Burime të Express brenda Klinikës Infektive kanë treguar se edhe 6 të vdekurit e fundit kishin pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Të gjashtë të vdekurit janë deri në orën 17”, ka thënë njëri prej mjekëve aty.

- Advertisement -

Lajmi është konfirmuar edhe nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë. Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

- Advertisement -

Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 178 persona, janë shëruar 1 mijë e 824. Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin me koronë, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë.

Virusi korona nisi në fillim të këtij viti në Wuhan të Kinës. Pacientët që u prekën nga ky virus kanë pasur probleme me frymëmarrje, kollë, dhimbje të nyjave dhe temperaturë. Më së shumti kanë pësuar pacientët që kanë pasur edhe sëmundje tjera dhe të moshuarit. Fëmijët dhe mosha e mesme e ka kaluar më lehtë këtë virus.

Janë ndjekur dy modele deri më tash në përballje me COVID-19, Suedia në njërën anë duke mos marrë asnjë masë bllokuese dhe pjesa tjetër e botës duke u bllokuar tërësisht për të marrë pastaj masa lehtësuese. Kosova bën pjesën në grupin e dytë të vendeve me mbyllje totale pastaj me hapje të ekonomisë dhe fushave tjera.

Deri më tash s’ka vaksinë për të parandaluar përhapjen e virusit korona dhe as ilaç për shërimin e kësaj sëmundjeje. Janë duke u përdorur disa medikamente që janë përdorur edhe për viruse tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit