Ka tri ditë që numri i të infektuarve në Kosovë ka tejkaluar shifrën 200, derisa numri total i të vdekurve ka shkuar në 97.
Shifrat alarmante të ditëve të fundit nuk po i shqetësojnë kosovarët, të cilët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga dasmat, përkundër se Qeveria ka marrë vendim që të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona, shkruan Reporteri.
Një organizim i tillë ka ndodhur edhe sot në Pejë. Në një video të siguruar nga Reporteri shihet se numri i të ftuarve është i madh, derisa nuk respektohen as masat.
Organizime të tilla ka pasur shumë ditëve të fundit, gjersa po shqyrtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.