Përmes një postimi të bërë në Facebook, deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili është pjesë i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka njoftuar se ky komision sapo ka votuar në mënyrë unanime Ligjin anti-COVID.
Ky është postimi i plotë:
Edhe pse pak u vonua , Komisioni për shëndetësi e mirëqenje sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parē.
Faliminderit të gjithë deputetëve pa daliim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të metutjeshëm pêr plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë