2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hyseni pas takimit me Gjuriqin: Bisedimet ishin të vështira, takimi zgjati rreth 7 orë

Rekomandime

Koordinatori shtetëror i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë se bisedimet në Bruksel me Marko Gjuriqin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ishin të vështira edhe pas gati 7 orësh, sa zgjati takimi.

- Advertisement -

“Për gati 7 orë pa ndërprerë kemi trajtuar elemente të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, bisedimet janë të vështira dhe unë nuk jam nga ata që pres që çdo gjë do të arrihet lehtë, por jam optimist sepse mbështetur në tonin e bisedave po ecim në drejtimin e duhur. Është herët të shfaqim optimizëm, sepse janë biseda të vështira, por me këmbëngulësi do të arrijmë atë që jemi nisur”, ka thënë ai.

Hyseni theksoi se në fund të këtyre bisedave do të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohje e pashmangshme reciproke.

“Po negociojmë elemente të një marrëveshjeje të përgjithshme e cila në fund do të jetë ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe patjetër që duhet të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve reciproke Kosovë-Serbi që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai u shpreh se bisedat aktuale në Bruksel janë tejet politike sepse përcaktojnë dispozitat për një marrëveshje të përgjithshme.

Hyseni gjithashtu ka shtuar se nuk ka marrëveshje për asnjë kapitull veç e veç përderisa nuk do të ketë marrëveshje të përgjithshme.

- Advertisement -

“Do të ketë pajtim për element të marrëveshjes vetëm atëherë kur ta kemi arritur pajtim për marrëveshje të përgjithshme. E di qëndrimin e BE-së që nuk ka marrëveshje të veçantë për asgj,ë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”, është shprehur ai për Kohën.

Takimi së enjtes mes Hysenit dhe Gjuriqit është i dyti i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Hoti, megjithatë, ka insistuar se me takimet e tilla ka nisur edhe draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit