4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Novavax njofton se vaksina e re është e sigurt dhe po krijon antitrupa te të infektuarit me coronavirus

Rekomandime

Një kompani e tjetër amerikane ka publikuar rezultatet e studimit që tregojnë se vaksina e saj kundër coronavirusit është e sigurt dhe krijon imunitet në trupat e njerëzve.

- Advertisement -

Novavax, Inc. publikoi të dhënat e Fazës I-rë nga 131 vullnetarë që tregojnë se pas dy dozave të vaksinës, pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues katër herë më më shumë se sa mesatarja që zhvillon trupi i njeriut pasi kishte marrë veten nga COVID-19, raporton CNN.

Vaksina – ilustrim

Antitrupat neutralizues luftojnë virusin që shkakton COVID-19. “Kjo është mirë. Kjo është vërtet inkurajuese”, tha presidenti i Novavax, Dr. Gregory Glenn, transmeton kosovaime.tv

Vaksina rezultoi edhe në krijimin e qelizës T, një lloj qelize imune, sipas një analize te 16 vullnetarët e zgjedhur rastësisht, thuhet në raport.

- Advertisement -

Ky i fundit është paraqitur në një ditar mjekësor, por ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët jashtë Novavaxit. Pjesëmarrësit e studimit morën dy doza të vaksinës në kohëra të ndryshme.

Ndryshe, Novavax, Moderna, Pfizer, Johnson & Johnson, AstraZeneca dhe GlaxoSmithKline janë disa prej kompanive që po mundohen të zbulojnë vaksinën kundër coronavirusit./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit