4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ramush Haradinaj – i papuni që dëshiron të bëhet President

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, më 6 gusht u ankua për gjendjen e tij ekonomike.

Ai tha se është i papunë edhe pse mban pozitën e kryetarit të AAK-së, parti kjo në pushtet.

- Advertisement -

Unë jam i papunë, personalisht nuk jam as deputetet, jam kryetar partie, kam angazhim por se kam një vend pune”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini, shkruan kosovaime.tv

Gjashtë ditë pas kësaj deklarate, Haradinaj edhe zyrtarisht ka shprehur ambiciet e tij për t’u bërë president i vendit.

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që kryetari i saj, të jetë kandidat për president të Kosovës.

- Advertisement -

Pas takimit të KD-së së AAK-së, nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi atij aktual, Hashim Thaçi, për pak muaj i përfundon mandati.

AAK përmes një njoftimi për media, ka thënë se Këshilli Drejtues ka autorizuar Haradinajn që në emër të partisë të zhvillojë “çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës. Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj”.

- Advertisement -

Pas ambicieve të Haradinaj ka reaguar LDK e cila përmes nënkryetarit Lutfi Haziri ka thënë se këto dy parti kur kanë lidhur koalicionin qeverisës nuk kanë biseduar për çështjen e preisdentit, kurse PDK ka thënë se s’është koha të flitet për këtë temë. (Kosova ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit