11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Greva e ‘Albcontrol’, forca të FNSH dhe ushtria ‘zbarkojnë’ në Rinas

Rekomandime

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit pasditen e kësaj të mërkure, pas grevës së kontrollorëve.

- Advertisement -

Burime bëjnë me dije se prezencë e shtuar e forcave të FNSH është vënë re në perimetrin e jashtëm të aeroportit. Perimetri është vënë për arsye sigurie të kullës së kontrollit të aeroportit. Sipas burimeve, kulla e kontrollit është marrë nga forcat e ushtrisë.

Kontrollorët e “Albcontrol” ndërprenë punën sot me argument kryesor uljen e pagave duke shkaktuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.

Punonjësit e “Albcontrol” kanë deklaruar për mediat se nuk i kanë shkelur kushtet e kontratës së punës, përkundrazi kompania ka abuzuar në rastin e dy punonjësve duke nisur procedurat e shkarkimit pasi ato kishin deklaruar se “nuk ishin të aftë për punë”.

- Advertisement -

Avokati i Sindikatës së Pavarur të Transportit Ajror, Rezart Kthupi, tha pasditen e sotme për mediat se situata në “Albcontrol” ka përshkallëzuar pas veprimit të kompanisë ndaj dy punonjësve të cilët kishin paraqitur deklarata të paaftësisë. Kthupi tha se, reagimi i kompanisë për të nisur procedurat e shkarkimit ndaj tyre ka sjellë pasiguri te punonjësit e tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit