3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pas përplasjeve, Haradinaj nesër i shkon në zyrë Hotit

Rekomandime

Nesër do të takohen liderët e partive të koalicionit qeverisës dhe kryeministri Hoti.

Një ditë pasi kryeministri Avdullah Hoti u shërua nga Covid 19, AAK’ja njofton se kreu i saj, Ramush Haradinaj do të takohet me Hotin, kreun e LDK’së, Isa Mustafën, kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

- Advertisement -

Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e AAK’së, transmeton Gazeta Express.

Javëve të fundit, kanë nisur përplasjet brenda koalicionit qeverisës, të cilat nisën me disa mospajtime mes Hotit e AAK’së për dialogun me Serbinë, e u intensifikuan pasi ushtarë serbë u panë në Karacevë të Kamenicës.

Haradinaj një ditë pas alarmit të banorëve të Karacevës, shkoi pranë vijës kufitare me Serbinë, e kryeministri Hoti këtë e quajti “defilim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit