0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Turqia s’do të ule koken”, Erdogan paralajmëron lu ftë dhe zbulon emrat e shteteve që kanë në ‘shënjestër’

Rekomandime

Ashtu sikurse hodhi poshtë Traktatin e Sevres të vitit 1920, që synonte ta mbyllte dhe ta zmbrapste kombin turk, Turqia do të bëjë të njëjtën gjë kundër përpjekjeve për ta kufizuar atë nga burimet e energjisë pranë brigjeve të saj, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

“Ashtu siç e hodhi poshtë Traktatin e Sevres 100 vjet më parë, Turqia nuk do të përulet para Sevres moderne që po synohet të imponohet në Mesdheun Lindor”, tha Erdoğan në një ceremoni inauguruese të një firme të energjisë solare në Ankara.

Presidenti turk tha se asnjë fuqi koloniale nuk mund ta privojë Turqinë nga burimet e energjisë në rajon.

Turqia ka fajësuar Greqinë, Francën, Egjiptin dhe vendet e tjera për përpjekje për ta privuar atë në mënyrë të paligjshme nga burimet e energjisë mesdhetare dhe ta mbyllin atë larg Mesdheut, përkundër faktit se vendi ka vijën më të madhe bregdetare në këtë det.

- Advertisement -

Pas Luf tës së Parë Botërore, Lufta e Pavarësisë e Turqisë hodhi poshtë Traktatin e Sevres, një pakt që synonte të likuidonte Perandorinë Osmane dhe të shfuqizonte sovranitetin turk, në favor të Traktatit të Lozanës të vitit 1923.

Erdoğan shtoi se lufta e Turqisë në fronte të ndryshme nga Mesdheu Lindor deri në Libi nuk është vetëm luftë për të drejtat e vendit, por edhe për të ardhmen./AA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit