Vera po shkon, nga kjo ditë fillon shiu në Kosovë

    0
    158

    Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

    Riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.