9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ministrit serb i ndalohet hyrja në veri të Kosovës

Rekomandime

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë.

MPJ’ja e ka konfirmuar se Sharçeviq kishte paraparë të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës.

Ky refuzim për hyrje në shtetin e Kosovës është bërë për disa arsye. Ministri serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

- Advertisement -

” Shkaqet e refuzimit konsistojne në arsyet se: Qeveria e Serbisë vazhdon fushatën kundër njohjes se pavarësisë së Kosovës; Qeveria e Serbisë vazhdimisht azhurnon urdhrër-arrestet ndërkombëtare per krime të pretenduara lufte në Interpol për qytetarët e Kosovës dhe ish ushtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe Qeveria e Serbisë, përkundër të drejtave të avancuara të komunitetit serb në Kosovë, vazhdimisht ndërhyn në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mirë-integrimin e kësaj pakice dhe koordinimin më të mirë – në veriun e vendit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Shkak i këtij ndalimi janë bërë edhe fletarrestimet e Interpolit të azhurnuara nga Serbia kundër qytetarëve të Kosovës si dhe mirëmbajtja e strukturave paralele.

- Advertisement -

Kjo nuk është hera e parë që ministrit Sharçeviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Në qershor të vitit të kaluar ishte paraparë që drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri serb i Arsimit, Mladen Sharçeviq, të vizitojnë kampusin e Universitetit të Prishtinës, në veri të Mitrovicës.

Mirëpo, në momentin e fundit, ka qenë Gjuriq ai që e kishte ndryshuar agjendën e tij dhe kishte kërkuar nga autoritetet kosovare që t’ia mundësojnë vizitën edhe në tre lokacione të tjera.

Por, një kërkesë të tillë të Gjuriqit e kishte refuzuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në këtë mënyrë Gjuriq dhe Sharçeviqit ishin ndaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit