Presidenti i Shoqatës së Boksit të Serbisë (BSS), Nenad Borovcanin ka njoftuar se Khabib Nurmagomedov do të vizitojë shumë shpejt Serbinë.
Ka qenë vetë ish-kampioni ai që i ka konfirmuar Borovcanin se do të vizitojë shtetin mik të Rusisë.
Khabib ka thënë se është i lumtur që ka mbështetje të madhe nga shumë tifozë serbë dhe do të jetë i nderuar për vizitën që do të ketë në Serbi.
Khabib ka bërë për vete shumë fansa shqiptarë të cilët e çmojn pa masë boksierin rus.
Shumë postime në rrjetet sociale kanë vërshuar së fundi pasi Khabib arriti të mbrojë të shtunën titullin e kampionit në UFC.