14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Njoftim i rëndësishëm nga avokatët e Kadri Veselit

Rekomandime

Avokatët e ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, përmes një njoftimi për media kanë treguar për hapat e mëtejmë, pas arritjes së ish-komandatit të UÇK’së në Hagë.

- Advertisement -

Njoftimi është shpërndarë në rrjetin social Facebook, nga zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi.

“Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.”, thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Njoftim nga avokatët e z. Kadri Veseli!
(Verzioni në gjuhën angleze është verzioni zyrtar)
Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit
të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.
Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë.

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/218439582954753

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit