Shkruan: Tahir Tahiri, ish ushtar i UÇK-se në Brigaden 113 “Mujë Krasniqi”
Pjesa më krenare e jetës time, janë ditët sa isha ushtar i UÇK-së, andaj ato janë edhe kapitulli më i ndritur i jetës time dhe çdo atdhetari kur rreshtohet krah bijve e bijave më të çmuara për ta mbrojtur atdheun.
Ato ditë, janë të pashlyeshme, plotë krenari, sepse e jetoja jetën me heronjtë dhe dëshmorët tanë të gjallë, ku askush nuk e dinte cili do ta pres lirinë e cili jo.
Ato ditë, janë dhimbja jonë njëherësh, sepse më të mirët ranë në altarin e lirisë, ndërsa neve na mbetet tërë jetën të flasim për ta, për të pavdekshmit tanë. Isha 18 vjeç ato ditë kur mora armën në dorë, por zemra ime ishte e fortë dhe më rrahte vetëm për liri.
Kështu ishin të gjithë ata që i njoha në llogore të luftës. I rritur me frymën e dajës së tij, Heroit Fazli Greiqevci, Tahiri si i ri në moshë ishte frymëzuar me ndjenjën e atdhedashurisë! Heroit si Bekim Hysenaj,Rrahim Bajraktari,Bejte Rexhepi,Pal Paluca, janë model për gjenerata, si duhet e si vdiset për atdhe.
Pa iu trembur syri, na dëshmoi se një herë jetohet dhe vdiset për atdhe. Këtë duhet ta dinë të gjithë, se liria ka emër.
#LiriaKaEmër