13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe u mbijetoi 16 pIumbave, kush është Saranda Bogujevci?

Rekomandime

Saranda Bogujevci, shpesh në organizime të ndryshme, ka shpalosur dhimbjen e saj pasi që një pjesë e familjes iu v.ra nga forcat serbe gjatë Iuftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 pIumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një suImi brutal të ushtrisë serbe, gjatë Iuftës së vitit 1998-99, në Kosovë.

Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014.

Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.

- Advertisement -

Familja e Bogujevcit u v.ra, katër ditë pas fillimit të suImeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për këto vr.asjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vr.asjeve në familjen e saj.

Ekspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e Iuftës”, u hap me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën Kulturore në Beograd. Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit