Një ish-gjeneral i ushtrisë izraelite, garanton se jashtëtokësorët ekzistojnë. Gjithashtu, thotë se UFO-t kanë vendosur kontakte me njerëzit, por deri tani nuk është treguar asgjë për këtë çështje, për shkak se “njerëzimi nuk është gati” për ta përballuar.
Në një intervistë për Yediot Aharonot, profesori Haim Eshed, ish-shef i programit të sigurisë hapësinore përgjatë 30 viteve, theksoi se ekziston një “Federatë Galaktike”, me të cilën mban kontakte vetëm SHBA-ja dhe Izraeli.
Gjithashtu, shtoi se në Mars ka një bazë nëntokësore sekrete, ku qëndrojnë përfaqësues amerikanë dhe alienë.
Sipas Haim Eshed, Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, i di këto fakte dhe ishte gati për t’i zbuluar, por nuk guxoi sepse kishte frikën e një “histerie masive” nga ana e popullit.
87-vjeçari tha se po i tregon tani këto gjëra sepse ka arritur një status të lartë akademik dhe shkencor: “Po i them vetëm tani sepse nëse do t’i thoja vite më parë, do të më kishin futur në spital”.