2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Latifi: Ky flamur të hiqet nga kjo aleancë, nuk e ka vendin aty

Rekomandime

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar transferin që partia e Albin Kurtit, ka bërë me teologoun, Mustafë Bajramin, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Latifi e ka cilësuar këtë bashkim të teologut Bajrami me një parti të majtë si Lëvizja Vetëvendosje, si aleancë mes ekstremistëve islamikë dhe atësitëve të majtë.

Ai tutje, duke cituar filozofin Pascal Bruckner, ka thënë se kjo alenacë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.

“Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë.Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Latifit:

Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë.Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.Tani edhe në Kosovë kjo aleancë po shtrihet.Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty.Ky flamur i takon veç kombit shqiptar dhe ëndrrës së tij perëndimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit