10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Infermierja e QKUK’së humb betejën me covid-19

Rekomandime

Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

- Advertisement -

Për vdekjen e saj ka njoftuar Oda e Infermierëve që tha se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me COVID-19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit