Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në selinë qendrore të partisë nga ora 11:00 ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar për çështje të cilat ndërlidhen me përgatitje për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Lajmi është konfirmuar nga partia që drejton Mustafa.
Mustafa sot gjithashtu në orën 14:00 do të mbahet takim edhe me kryetarët e Degëve.
Avdullah Hoti është përcaktuar si kandidat për kryeministër i LDK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale.