Sot është 552 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
E, tashmë kandidati për deputet në listën e VV-së, i renditur me numrin 109, Gramos Agusholli, ka kontestuar prejardhjen e Skënderbeut në një postim në Facebook.
Por postimi i tij është i vitit 2013.
Agusholli duke iu referuar “Wikipedias”, ka publikuar emrat e familjarëve të Gjergj Kastriotit.
“Mara, Jelena, Angjelina, Vlajka, Mamica, kujt po i përngjajnë këta emra more?”, kishte shkruar Agusholli, tani edhe zyrtarisht kandidat për deputet nga VV-ja.
Gramos Agusholli, është kandidat i Vetëvendosjes nga Peja, ai mbrëmë, me t’u publikuar lista, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, duke u ndjerë i nderuar për pjesëmarrjen e tij në listë, si kandidat për deputet.
“I përbashkët është vizioni për shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor e social. E përbashkët është bindja që vizioni ynë do të jetësohet përmes Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Agusholli mbrëmë në Facebook.