9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

DOKUMENT/ Shqipëria e Madhe ’41: T’i shpëtojmë njëherë e prej serbëve dhe shqiptarët e Sanxhakut

Rekomandime

Raporti urgjent nga Peja për qeverinë e Tiranës, në nëntor 1941 rreth mizorive serbe mbi popullatën shqiptare të Pazarit (Novi Pazari, ose ndryshe Sanxhaku)

- Advertisement -

Pas përfshirjes së Kosovës dhe viseve shqiptare të Maqedonisë në hartën e Shqipërisë në vitin 1941 dhe nisjes së një periudhe të artë por të shkurtër për shqiptarët, qeveria e Tiranës në pushtimin fashist, po punonte intensivisht për përfituar nga ky moment historik.

Ringritja sidomos kulturore e ekonomike ishte në thelbin e kësaj ndërmarrjeje historike. Por ëndrra për Shqipërinë natyrale nuk ishte pltoësuar ende deri në fund. Disa zona shqiptare në Serbi, Mal të Zi, e sidomos Çamëria në Greqi, ishin ende jashtë kufijve. Fati i shqiptarëve të mbetur në ato zona, ishte tragjik. Prej muajsh, mizorit mbi ta ishin të panumërta dhe gjithçka ishte si kundërpërgjigje e Serbisë ndaj aksionit që kishte çuar në zgjerimin e kufijvee të Shqipërisë.

Në një raport urgjent të prefektit të Pejës me 22 nëntor 1941, thuhej se gjendja ishte e tmerrshme atje dhe se ishte urgjente ndërhyrja ushtarake për t’i shpëtuar nëjherë e mirë vëllezërit shqiptarë që po shfaroseshin në tokën e tyre dhe shtëpinë e tyre në katër prefekturat shqiptare të Pazarit Prefekti i Pejës ja nis raportin e tij urgjent Këshillit të Ministrave në Tiranë, e fill pas mbërritjes së këtij raporti, kryeministri Shefqet bej Vërlaci i drejtohej mëkëmbësit të përgjithshëm Françesko Jakomoni për të marrë prej tij udhëzimet mbi këtë rast. Më poshtë janë të plotë të dy dokumentet.

- Advertisement -

Kryesia e Këshillit të Ministrave

- Advertisement -

Shumë të shkëlqyeshmit

Mëkambësit të përgjithshëm të Madhnisë së tij, mbretit Perandor

Tiranë

Për dijeni e për të disponue masa të shpejta të rastit, këtu ngjit kemi nderin me Ju paraqit kopjen e raportit tepër urgjent të Prefektit të Pejës z.T Boletinit me nr.26/VIII Res.datë 22.XI.1941 –XX-

Lutem na njoftoni se në ç’mënyrë t’i përgjigjemi Prefektit të Pejës.

Me këtë rast, pëlqeni, shumë i Shkëlqyeshëm Mëkambës i Përgjithshëm, ndjenjat e konsideratës s’ime ma të naltë.

Kryeministri

Komandës Eprore të Fuqive t’Armatosuna

Tiranë

Për dijeni e kompetencë

Kryeministri

z.Kolonel Maddi

këtu.

Për njoftim e për të bamë intervenime te nevojshme

Kryeministri

RAPORT URGJENT

Prefektura e Pejës

Nr.26/8 RES.

Pejë më , 22/XI/1941

Kryeministrisë Tiranë

Komisariatit të naltë Civil Prizren

Për dijeni e demarshet e shpejta.

Tepër urgjent

Situata mbas nji letre që mora tash nga Aqif Bluta prej Pazari gjendja e Pazarit asht shumë kritike. Pajazit Boletini që msyente Rashkën me 1500 vetë asht dekrue iu tërhjekë në Mitrovicë simbas urdhënit të Komandës Gjermane. Popullata e Pazarit me fuqitë e pakta që kanë mbetë kanë formue nji front defensive tri kilometro jashtë qytetit. Kerkojmë me urgjencë tu shkojnë ndihma me njerëz, bukë, pushkë e municione. Senica asht marrë prej serbve e kështu Pazari ka ngel i rrethuem. Katundet shqiptare t’okupueme prej serbve janë masakrue. Aqif Bluta n.emën të gjithë popullatës së Pazarit i lutet qeveris shqiptare të bajnë ç’asht e mundun për shpëtimin e tyne. Neve tash e shohim rastin ma të volitshëm për një thyemje të rregulltë më qëllim t’i shpëtojmë njëherë e mirë vllezënit t’onë nga barbarizmat, vuajtjet dhe mizorit serbe. Asht rasti tashma të kthehen në gjinin e atdheut të katër nënprefekturat shqiptare të ngeluna në Serbi të cilat tash shtatë javë po derdhin gjak pa ndihmën e rregullt të kurkujtë. Në qoftëse nuk do të vendoset një msymje e rregulltë ju paralajmërojmë se popullata e viseve t’ona të lira e alarmueme mbi ngjarjen nuk do të jetë e mundur të ndalohet pa u shkue ushtarë ndihmë vëllazënve të vet. Lutemi instruksionet e shpejta

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit