2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A është 18 janari dita më depresive e vitit?

Rekomandime

Çdo vit, e hëna e tretë e janarit quhet “E hëna e kaltër”dhe këtë vit përkoi me 18 janarin.

- Advertisement -

Sipas kësaj teorie, në këtë ditë të vitit ne jemi të gjithë të ftohtë, pa para në xhep dhe të ngarkuar me ndjesi faji nga gjithë ç’ndodhi në fundvit. Ndjesia e festave është larguar dhe gjithë çfarë mbeti janë përpjekjet e vazhdueshme për të hequr kilet e marra, për të pirë më pak alkool dhe për t’u bërë njeri më i mirë.

Por, a është në të vërtet ‘E hëna e kaltër’ dita më depresive e vitit apo thjesht një strategji marketingu?

Ky koncept u krijua fillimisht në 2005-ën, nga psikologu Cliff Arnall. Ai erdhi me një formulë që “shpjegonte” faktorët që ndikojnë në të hënën e kaltër. Kushtet e motit, borxhet e marra për festa, shpenzimet, niveli i ulët i motivimit apo ndjesia për të bërë diçka ndryshe thuhet se e bëjnë të hënën e tretë të vitit, ditën më të tmerrshme.

- Advertisement -

Gjithsesi, psikologë të tjerë thonë se ka një sërë arsyesh për të besuar se “E hëna e kaltër” është e pakuptimtë.

Kjo teori, pavarësisht vërtetësisë së saj, ka rezultuar fantastike si strategji marketingu. Njerëzit “kurojnë” depresionin e këtyre 24 orëve përmes ushqimeve të mira, trajtimeve të bukurisë apo blerjes së rrobave të reja.

- Advertisement -

“E hëna e kaltër”, e pakuptimtë ose jo të paktën nxjerr në pah një problem si vetmia dhe i bën njerëzit të flasin me zë të lartë për depresionin. Çfarë ka rëndësi është të ndërveproni me të tjerët, qoftë edhe duke i ofruar një filxhan kafeje gjatë pushimit në punë. Nëse përballuam 2020-ën, “dita më e tmerrshme e vitit” është thjesht një e hënë e zakonshme!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit