10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Phillips: Njohja e Kosovës nga Izraeli, sinjal pozitiv për shtetet mosnjohëse

Rekomandime

Eksperti Amerikan për politikat e Ballkanit, David Phillips po e cilëson si historike marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Izraelit.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo lëvizje nga Izraeli është mesazh për shtetet mosnjohëse që ta ndërmarrin një veprim të tillë.

Phillips për rtv Dukagjinin thotë se padyshim se ky akt është një hap historik. Ai thotë se Izraeli mund të jetë një partner i mirë ekonomik i Kosovës.

Marrë parasysh se liderët tjerë politikë në Kosovë e kishin mirëpritur vendosjen e raporteve me Izraelin, Phillips thotë se është shumë pozitive që edhe Albin Kurti ka përshëndetur këtë marrëveshje.

- Advertisement -

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit