7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin presidente nëse do ta shpëtojë vetveten, vullnetin e popullit s’mund ta ndalë asnjë intrigë

Rekomandime

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani fituan mbi 360 mijë vota në zgjedhjet e parafundit, kur ishin në lista të ndara. Njëjtë fituan së bashku edhe në listën e përbashkët, nën ombtrellën e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, pushteti real i tyre zgjati vetëm 50 ditë.

Menjëherë erdhën në shprehje intriga të personave që as që kishin qenë pjesë e zgjedhje. Pushtetin e deleguar nga populli tek këta dy e donin për vehte. Ua morën, duke vendosur në udhëheqje përsona që mund ti kontrollonin si të donin vet.

Por, veprime të tilla nuk funksionojnë në botën demokratike. Aty nuk fitojnë intrigat, por vullneti i popullit. Kundërpërgjigja e tij është gjithmonë e fuqishme. Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit.

- Advertisement -

Natyrisht, të dy e kanë obligim ta shpërblejnë besimin e dhënë me qeverisje të mirë. Askush se ka jo vetëm pushtetin me tapi, po as besimin e popullit.

Në demokraci nuk ka votë të garantuar bllanko. As pjesëtarët e të së njëjtës familje në të shumtën nuk votojnë më njëjtë.

- Advertisement -

LDK si humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve duhet të reflektojë fuqishëm. Refleksioni më i mirë do të ishte që të votohej Vjosa Osmani si presidente. Kjo do të shihej nga elektorati si kërkim falje dhe pranim i gabimit për përjashtimin e saj nga partia. Do të ishte edhe një rifillim i mbarë për këndellje nëse janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit