10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

‘Baci’ humb keq, tani kërkon rinumërim të të gjitha fletëvotimeve në Kosovë

Rekomandime

Aleanca Kosova e Re ka vlerësuar se procesi i numërimit të votave ka shkuar në rregull deri në momentin kur kanë filluar të numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

- Advertisement -

AKR-ja për këtë arsye ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, pasi siç thuhet, rezultatet brenda listës janë manipuluar nga komisionerët në qendrat e votimit.

“Informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit. Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së. Andaj AKR, edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre. Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës”, thuhet në kërkesën e AKR-së.

AKR-ja në zgjedhjet e parlamentare të 14 shkurtit ka qenë pjesë e Listës së LDK-së duke garuar me gjashtë kandidatë për deputet.

- Advertisement -

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, lista e LDK-së ka fituar 13,4 për qind të votave, pa përfshirë këtu votat e diasporës, atyre me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara të cilat ende nuk janë numëruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit