-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pagesa për praktikën e studentëve nga Institucionet e Arsimit të lartë nevojë imediate

Rekomandime

Shkruan: MSc. Skender Berisha

Dihet qartë se studentët praktikantë të cilët kryejnë edhe praktikën obligative gjatë studimeve u shërben

- Advertisement -

që të fitojnë një përvojë dhe të shohin nga afër punën dhe problemet që ballafaqohen në të ardhmen. ​

Por, një praktikë me orar të plotë dhe që zgjatë disa muaj, është një padrejtësi që u bëhet këtyre studentëve pa një përkrahje financiare simbolike, që sipas praktikave europiane është një veprim shumë normal dhe i zakonshëm.​

Shembull konkret kemi praktikën e studentëve të Fakultetit të Edukimit në të cilën studentët janë të detyruar të mbajnë praktikë disa mujore përgjatë studimeve.​
Kjo mënyrë e obligimit të studentëve pa një kompensim material është e padrejtë sepse i obligon ata të

- Advertisement -

jenë të përpiktë dhe të kujdesshëm edhe në kodin etik të veshjes, gjë e cila mundë t’a rëndojë edhe më shumë gjendjen financiare të studentëve. ​

Një rishikim dhe plotësim i ligjit aktual të arsimit, si dhe në bashkëpunim me ministritë tjera, do t’umundësonte këtyre studentëve të cilën vijojnë një praktikë disa mujore, të përfitojnë materialisht në mënyrë simbolike duke i motivuar si studentë për rezultate më të mira, njëkohësisht kjo pagesë simbolike do t’u shërbente edhe për shpenzimet e tyre bazuar në kodin etik të veshjes që natyrisht u kërkohet sikurse gjithë stafit edukativ arsimor të punësuar në Institucionet Arsimore në Republikën e Kosovës. ​

Nxitja dhe motivimi nëpërmjet pagesave jo në formën e bursave, por si obligime nga ana e shtetit kundrejt obligimeve që ka krijuar ndaj studentëve për përfundimin e kurseve (praktikës) gjatë studimeve, do t’i sillte të mira materiale studentëve gjatë kohës sa janë në studime, lehtësira por gjithsesi edhe ndaj tyre do të kërkohej një përgjegjësi më e madhe gjatë kryerjes së këtij kursi (praktike). ​

Ministria e Arsimit duhet të krijojë alternativa dhe mundësi që studentët e të gjitha niveleve, që gjatë studimeve e kanë obligim praktikën si pjesë e studimeve, t’i financojë nëpërmjet fondeve të veçanta, dhe sipas kategorisë të kërkojë edhe përgjegjësi. ​

Ngritja e cilësisë në nivelet e ndryshme të Arsimit nis nga fillorja, duke shtyrë që (studentët) mësueset dhe mësuesit e ardhshëm të ndjejnë nga afër përgjegjësitë që i presin, por duke shtuar edhe një dozë motivimi për rezultat sa më pozitiv gjatë punës që i pret në të ardhmen. ​

Qeveria dhe MASHT-i, duhet t’a shqyrtojnë një mundësi të tillë, dhe t’i mbështesin studentët në mënyra të ndryshme, e sidomos në fazën e përgatitjes profesionale gjatë praktikës që studentëve u është bërë
obligative. ​

Këtë alternativë natyrisht nuk duhet anashkaluar edhe për studentët e profileve të tjera, pasi që përvojat e fituara nga programet dhe praktikat gjatë studimeve u bëjnë dobi të gjithë studentëve, dhe përfituesit e drejtëpërdrejtë janë gjeneratat që vijnë, duke i shtyrë ata drejt një zhvillimi dhe emancipimi si shoqëri. ​/Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit