7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mjekët po i smujnë kosovarët, shumica e kanë vendin në Dyz

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Mjekët kosovarë janë arrogantë dhe të padijshëm. I donë vec paret. Pacientët i shohin si euro dhe i trajtojnë me shabllona. Për ta, nuk ekziston Betimi i Hipokratit.

Ata kosovarët në vend që ti shërojnë, janë duke i sëmurë edhe ma tepër. Thuajse asnjë prej tyre nuk e degjon pacientin dhe nuk e analizon burimin e sëmundjes.

Nuk e kuptojnë që sëmundjet ose janë gjenetike ose e kanë burimin nga stili i jetës së pacientit. Si rrjedhojë, terapinë e japin për me e zbutë gjendjen.

- Advertisement -

Pastaj, kur të lodhë terapia, sëmundja gjen terren të përshtatshëm për të goditur edhe më tepër, pasi mjekët nuk dinë dhe sdonë të merren me burimin e sëmundjes.

më tepër japin receta në bazë të marrëveshjeve që i kanë me prodhuesit e barnave dhe farmacite, pate e spate nevojë. Madje, insistojnë që ti me i marrë qato barna. Shkon te mjeku tjetër i drejtimit të njëjtë, insiston mi marre barnat tjerë. Krejt ky është biznes.

- Advertisement -

Nga të gjitha këto metoda perfide, kosovarët jetojnë keq dhe nja 7-8 vjet më pak se evropianët tjerë. Një kosovar normal i moshës 60 vjecare e tutje domosdoshmërisht duhet ti ketë nja 3 sëmundje. Ndryshe, nëse nuk e ka asnjë sëmundje, nuk llogaritet normal. Pra, ne sëmundjet i kemi normalitet dhe duhet domosdoshmërisht me na nxi të paktën gjysmën e jetës.

Për më tepër, kategoria e mbi 80 vjecarëve është ekskluzivitet. Pak arrijnë në atë moshë. Vetëm 25 mijë kosovarë janë në atë moshë e tutje. Përderisa në Evropë, janë kategoria më e përhapur. Natyrisht, ne e kemi një popullatë të re, për cka mburremi. Por, fatkeqësisht kategoria e plakjes tek ne ka tjetër kuptim. Tek ne nuk janë 80 vjecarët pleq. Tek ne 60 vjecarët jetojnë si 80 vjecaret në botën normale.

Natyrisht, aty nuk kanë faj vetëm mjekët, por stili i jetës tonë dhe ambienti që e kemi ndërtuar të gjithë, e më së shumti politika. Por, mjekët janë ata që më së lehti mund ta ndryshojnë atë stil jetese dhe sigurisht janë pikërisht ata që sëmundjet e kosovarëve duhet ti pakojnë.

Shpresoj që mentaliti shëndetësisë nga dje e mori drejtimin të ndryshojë për të mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit