11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kollaj me pleq!

Rekomandime

Kimete Berisha

- Advertisement -

Kollaj me pleq!

Nana ime nuk e merr pensionin e punës, sherri se ky shtet nuk ia ngjeh nja dy javë për ta plotësuar stazhin prej 15-të vjetësh.

Ajo vuan shumë, sepse nuk e kupton pse merr pension të pleqërisë, njësoj si amviset që s’kanë punuar kurrë, por ajo ka vullnet dhe shpresë (që mjerisht nuk ia kam trashëguar) dhe qe sa vite baravatet nëpër gjykatat tona të korruptuara, kot!

- Advertisement -

Nganjëherë qan (çuditem pse nuk shteren lotët, kur vjetërohet dashuria), nganjëherë nëmë me loçkë të zemrës, nganjëherë shpreson në drejtësi, e gjithmonë thotë ‘s’ka dert, nuk i marrim me vete’!

Ajo është punëtore e madhe, nuk njeh moshë dhe ende punon rrobaqepëse në dyqanin e saj të vogël në tregun e Mitrovicës dhe harxhimet e veta i paguan vet se është krenare.
Të moshuarit e Mitrovicës, ilaçet i blejnë në pjesën veriore të qytetit, shkaku se çmimet atje janë më të lira.

- Advertisement -

Shih ti absurdin, vjedh shteti plakun, vjedh tregtarët shqiptarë, shkel koha, dhe lyp çare nga farmacitë serbe!

Në një vend ku deputeti, nuk ka aftësi psikike ta frenojë neverinë që e ka në gjak dhe i thotë gruas publikisht para kamerave ‘ulu aty’, merre me mend qysh e sheh ai të moshuarin!

(Që ky i tha ‘ulu aty’, hajde, por që çohet gruaja e zbaton urdhërin dhe ulet menjëherë, kjo është e neveritshme).
Pse nuk ia ulni pagat vetes, qeverisë, deputetëve, po gjynahi i Zotit, luani me pleq.
Thonë nuk është gjynah të tallesh me pleq, se edhe vet do të plakemi e na vjen rendi të tallen me ne.

Pērnime, karma thotë se nga një lis bëhen mijëra shkrepësa, por me një fije shkrepëse e kall një mal.

E karma shyqyr shkon edhe më larg.
Ishalla ma bëjnë hallall se mijëra veta i kam frymëzuar të votojnë ndryshimin, përfshirë edhe prindërit e mi, të cilët e ‘hëngrën’ të parët!

Makiaveli na ka mësuar se udhëheqësi i mençur popullin nuk e prek në pare dhe në moral!
Po nejse, tash krejt po dinë më mirë se Makiaveli!
P.S. O Zoti im, të lutem, qetësoje shpirtin tim!
[K’uran; 20:25]

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit