Moska u mund në Shqipëri. Çdo të bëjnë tani “analistët” e paguar prej saj?
A ju thashë që nuk fiton dot Moska këtu?
Po çfarë sollën zgjedhjet?
Humbja e turpshme e Partisë Demokratike, eshtë fitore e madhe e të djathtës shqiptare pas 30 vjetësh.
Falimentimi i Berishës dhe i Zogut të tij familjar, do të sjellë involvim të ri djathtas. Patriotizmi i djathtë shqiptar do të marrë veten pas pushtimit të gjatë tridhjetëvjeçar nga Beogradi dhe Moska.
Këta krerë të korrptuar, që kanë shitur rëndom interesin kombëtar nuk kanë më shpëtim. Gjithsesi, Rama përsëri po duket se kërkon t’i mbajë, me “zgjatje dore”. Kot e ka, se tani duhet të mendohet për të fituar kundër të djathtës, pa pasur Saliun më përballë.
Falimentimi i Trump-it në Amerikë do ta sillte edhe në Shqipëri falimentimin e dehjes ruse antishqiptare të krerëve politikë dhe të pseudoanalistëve të paguar nga Moska dhe nga fqinjët genocidistë antishqiptar e pushtues territoresh shqiptare.
Do t’i dëgjoni të gjitha.
Dhe ja pyetjet që priten të sqarohen këndej e mbrapa:
A ka ndërhyrë Rusia në këto zgjedhje në Shqipëri?
A e kanë pritur “analistët” moskovitë ndërhyrjen e Moskës në zgjedhje?
Pse na janë mërzitur kaq shumë “analistët” që nuk ndërtojnë dot një gjykim logjik?
Çfarë do të bëjë tani Meta, a do t’a marrë rrugën për në Moskë? (te raketat)… Apo, mos vallë, do niset ky për në Korenë e Veriut?
Po Saliu me Lulin, për ku do ta kenë vrapin?
A do t’i drejtohet Saliu sërish destabilizimit të Shqipërisë? Por, a do të ketë kurajë?
A do ta pranojë humbjen Basha?
Po dorëheqja e Bashës a do të ndodhë?
A do ta ndihmojë sërish Rama Saliun?
Këto janë pyetjet, të cilat e kanë përgjigjen brenda…