12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tradhëtia e Albin Kurtit, Hashim Thacit e Ramush Haradinajt ndaj Kosovës

Rekomandime

Pa dyshim që treshja e kryeministrave të Kosovës nuk bashkëndien me popullin e Kosovës dhe nuk e llogarisin veten kosovarë.

- Advertisement -

Që të tre kanë fëmijë. Asnjëri nga ta nuk i dërgon fëmijet e tyre në shkollat e shtetit të Kosovës. Fëmijët e Ramush Haradinajt shkollohen në shkolla private. Njëjtë ka ndodhur edhe me djalin e Hashim Thacit, përderisa shkollohej në shkollat turke, ndërsa vajza e Kurtit shkollohet në Noveregji.

Pse të përkujdesën për rregullimin e arsimit kur fëijet e tyre nuk janë pjesë e këtij sistemi, pra nuk i besojnë as vet?

Po u ra ndonjë grip a ndonjë e ftohur ata nuk kontrollohen nga mjekët në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë. Kane destinim klinika private.

- Advertisement -

Pse të përkujdesën për rregullimin e shëndetësisë kur familjet e tyre kanë alternativa tjera?
Që të tre këta kryeministra kanë pasaporta të vendeve tjera. Vetëm ky akt në cdo vend normal të botës, nëse je kryeministër në detyrë llogaritet tradhëti kombëtare. Pasaporta kanë edhe familjarët e tyre, që të gjithë pa viza.

Pse të mundohen ata për liberalizimin e vizave kur vet dhe familjet e tyre e kanë të rregulluar këtë cështje.

- Advertisement -

Pra, ata nuk edukohen keq nga sistemi i arsimit të Kosovës, nuk sëmuren nga shëndetësia jonë dhe nuk janë të burgosur me pasaporta të pavlera të Kosovës. Për më tepër kryeministri ynë në vikend shkoi votoi në tjetër shtet, pra vendosi nga kush do të qeveriset gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Ky vend do të duhej ta bëntë një ligj që ia ndalon dhe i penalizon qeveritarët, pra kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin, ministrat e zëvëndësministrat dhe të gjithë këshilltarët që të shërohen jashtë sektorit publik, nëse ai shërbim ofrohet nga institucionet shëndetësore publike, ta kenë obligative që ti dërgojnë fëmijët e tyre vetëm në shkolla publike dhe në momentin që marrin detyren e deri ta dorëzojnë atë, ti dorëzojnë pasaportat e secilit vend.

Ndryshe, të dënohen. Kjo, pasi vetëm nëse e ndiejnë në lëkurën e tyre arsimimin e keq, shërbimin e keq
shëndetësor ose izolimin e plotë, atëherë do të veprojnë. Deri atëherë do të na shesin kopalla./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit