9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Për Albin Kurtin!

Rekomandime

Për Albin Kurtin!

- Advertisement -

I dashur Kryeministër, a e kuptove tash se Shqipëria s’ka nevojë për ndryshim?!
Kushdo që ndjehet mirë, nuk kërkon ndryshim!
Nëse kërkon ndryshim, e gjen ndryshimin!
Përse një shqiptar normal do ta ndërronte Edi Ramën me Lulzim Bashën ose me Boiken Abazin?!

Edi Rama i ka vaksinuar shqiptarët, ka bërë punë reale, punë konkrete, punë që shihen me sy…kurse opozita e ka Iuftuar me fjalë, por jo me vepra!
Vepra Iuftohet me vepër, si pyka që nxjerret me pykë!
E kemi parë si lypës, duke vrapuar aeroplan më aeroplan, derisa i ka siguruar vaksinat (bile edhe për neve).

Çka ka bërë opozita qe tetë vite për shqiptarët?
A e ka hequr një letër prej rruge?
A e ka larguar një gur nga rruga ?
Çka ka bërë Lulzim Basha që të ketë dikush nevojë për të?

- Advertisement -

Shqiptarët nuk kanë probleme ideologjike e politike, por probleme konkrete, reale, banale!
Folklori, sharkiat, egzaltimi, nirvana, e këto ndjenjat e forta që ndezin te Ne, shqiptarët e Shqipërisë nuk i hanë.

Sepse ata nuk ndjehen të robëruar dhe të rrezikuar nga armiku, nga Serbia, qysh ndjehemi Ne!
Atje, pasuli numërohet për kokërr!
Veç le të del dikush të tregon pse duhej të votohej Lulzim Basha?
Çfarë opozite është ajo, që nuk merret konkretisht me problemet e shqiptarëve, por gjithmonë i dorëzon mandatet dhe pastaj i shkon moti duke u marrë me thashetheme dhe me shamje!
Edi Rama duhet ta ketë një kundërshtar të Ri, të panjohur deri tash.
Atë njeri që e mund një herë, e mund përherë.

- Advertisement -

Me Lulzim Bashën, e ka të sigurt mandatin e katërt!
Çka ka tjetër interesant te opozita përveç mantelave të Grida Dumës!
As Coco Chanel nuk ka mantela më shumë se ajo. Ajo lyp dashuri, zemër, e jo vota!
Dështimi i Monika Kryemadhit dëshmon se në Shqipëri ka shumë pak shqiptarë të krisur.
Edhe ata që janë të çmendur, nuk e duan për prijës të çmendurin. Lypin shpëtim!
Se boll kam pas frikë që kur psikopatët ta shohin Ilir Metën duke e kërcënuar popullin me shfarosje ua çon mallin e tyre dhe do të thonë ‘ky është i joni’, ky do të merret me problemet tona!

Boll kam pasur frikë se Ilir Meta do t’i tërheq pas vetes edhe ekstremistët dhe terroristët, kur tha se ‘Amerika do të më vr.as’ dhe se ‘Unë s’i bëj hesap’!
Çmenduria është liria absolute! Apo?
Kënaqu tash në lirinë absolute, crazy mother f…er!

Se edhe neve në Kosovë na i ke shti’ ethet!
P.S. Albin i dashur, me Shqipërinë nuk na bashkon konkurenca, por dashuria!
Prandaj, zbrit në tokë se jemi kah të presim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit