Profesori në Universitetin e Johns Hopkins në SHBA dhe eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, i ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili tha se Serbia nuk do e njeh Kosovën.
Eksperti shprehet se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të ketë njohje të ndërsjellë.
Gjithashtu ai shton se këtë gjë duhet të ia bëjë të qartë BE dhe SHBA, Serbisë.
Postimi i plotë
“Nëse dikush pret se Serbia do ta njehë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, atëherë le ta dijë se kjo nuk do të ndodh”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq në një intervistë.
Nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje të ndërsjellë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosova është e pavarur dhe, herët a vonë, duhet të njihet nga Beogradi.