Pas ngjarjes në Kamzë, ku disa vajza të ekipit të Bilisht-Sport, përfunduan në spital pas një gjende të fikëti, trajneri i skuadrës juglindore, Thanas Gjata ka treguar gjendjen e lojtareve të tij.
Për “Panorama Sport”, tekniku Gjata ka treguar që vajzat tani janë në gjendje të mirë dhe ndodhen rrugës për në shtëpi, pasi fillimisht u shtruan në spital. “Sot në ndeshjen me skuadrën e Partizanit tre vajza nuk janë ndjerë mirë, patën gjendje të fikëti, jo helmim.
Na u gjendën afër drejtuesit e Partizanit dhe delegati. Vajzat shkuan te spitali Amerikan, bën një serum dhe jemi rrugës për në shtëpi. Gjendja e tyre është e mirë, por prindërit u trembën pak sepse lajmet ishin shumë alarmante.”, tha Gjata.