Ish-gjyqtari i EULEX-it i shkruan Konjufcës, Kurtit e Osmanit, dëshiron të dëshmojë se si BE shtrembëroi drejtësinë në Kosovë

    0
    361
    Malcom Simons

    Ish-gjyqtari i EULEX’it, Malcolm Simmons, ju është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.

    Simmmons përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter kërkoi që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës.

    Kjo sepse sipas tij, BE’ja shtrembërojë drejtësinë në Kosovë dhe Simmons është personi që mund ta vërtetojë këtë.

    E sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto ‘prova’ në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Simmons:

    Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë.