1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Derën e nevojtores kush po ta çel!

Rekomandime

Nga Kimete Berisha

- Advertisement -

Para dhjetë ditëve ka filluar të më pëlqej Lumir Abdixhiku. Po.
Flet me qetësi, nuk e sforfon rivalitetin dhe nuk e sulmon pozitën pa arsye.
Ama, është dembel klasik.

Më shumë pushon sesa që punon dhe më shumë hanë bukë se sa që pushon.
Punon sipas disponimit.

Por pardje fillova të ftohem pak prej tij.
E pashë me shoferin e tij duke dalë nga selia e LDK-së (me një fletore nën sqetull), për të hyrë në super veturën e tij luksoze.

- Advertisement -

Ajo që më pengoi shumë, djali i ri, priti nga shoferi t’ia çel derën e veturës, dhe shoferi ia çeli.

Shoferi ishte më i madh me trup dhe më i zoti se Lumiri dhe pamja ishte shumë qesharake.
Vizllima e kerrit të si kombinohej me vizllimën e teshave të tij të zeza!
Veç femrave (edhe atë në fillim të lidhjes romantike) i çelet dera e veturës.
Pastaj, pasi të konsumohet romantika, femra e çel derën vet (si popi), bile ta shtyn edhe kerrin nëse s’të dhez!

- Advertisement -

Unë q’i’kjo që jam, s’di sa herë kam shty’ kerre, bile
ja kam marrë dorën asaj pune!

(Dyert e oborrit t’i çel me hy me kerr, ama derën e kerrit nuk ta çel kush).
Çele vet derën e kerrit, se marre, je gjeneratë e re, je fillestar, amator në politikë dhe s’je interesant.

Beso që s’je.
Është jashtë mode që mashkulli i ri të sillet si mretnesha Elizabetë, se tash në perendim është një tjetër modë, është modestia…
dhe se njëherë duhet ta ngjallësh LDK-në, pastaj dyert e kerrit të çelen vet.
E jo, LDK në letargji, e ti ‘gospodin bez gače’!

S’ka primitivizëm më të madh se sa kur dikush (pa kapital krijues dhe pa asnjë vepër, madje pa asnjë thënie në jetën e tij), mendon se është i mahnitshëm, është madhështor, është elitar dhe i jashtëzakonshëm!

Derën e nevojtores kush po ta çel?
Shih liderët e botës, dalin me bicikleta, ecin këmbë, bëjnë jetë modeste, e shqiptarët fukarenjë sillet si mafioza!

(A ka këtu në këtë blog naj mashkull që ia çel derën e kerrit najkuj, përveç prindërve të moshuar dhe të sëmurëve).
Është e vërtetë.

Lumiri e do luksin, dhe kushdo që e do luksin, herët apo vonë do të korruptohet!
Është korrupcion të bëhesh këshilltar i qeverisë, dhe të mos thuash kurrë ‘JO’!

Ama ka shpresë për LDK-në, ka, sepse gratë dhe burrat e LDK-së nëpër institucione nuk po presin në rend si ata të PDK-së për të spiunuar partinë e tyre te qeveria Kurti!
Këta më të përmbajtur, por as nuk janë të preferuarit e qeverisë!

Qeveria Kurti i preferon spiujt e PDK-së, se këta më të gjallë, shpurdhin më shumë, janë më të rrezikshëm dhe e kanë ‘armikun’ e përbashkët ‘Ibrahim Rugovën’!
Ata që nuk i bashkon miku, i bashkon armiku!
P.S. Do të fryej një tjetër erë, hajt se n’vjeshtë, hajt se n’pranverë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit