Në internet është publikuar videoja e momentit kur një gropë gjigante, e gjerë 60 metra dhe e thellë rreth 18 metra, është hapur në Meksikë. Banorët e tmerruar u larguan nga ajo zonë.
Gropa e madhe u krijua në një fushë në Santa Maria Zacatepec të rajonit Puebla, shkruan Daily Mail
Pjesë të mëdha të tokës shemben dhe sharrojnë teposhtë.
Foto: AFP
Autoritetet meksikane thanë se gropa e madhe u shkaktua nga një fenomen gjeografik dhe varietet në përbërjen ujore të tokës.
Foto: AFP
Megjithatë, aktivistët lokalë thanë se fenomeni është rezultat i përdorimit të tepruar të ujëmbajtësve.