Euro 2020 / Lajm i madh për Zvicrën

    0
    115

    Zvicra sonte e ka siguruar kualifikimin tutje në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.

    Fitorja e Danimarkës ndaj Rusisë, përveç që kualifikoi tutje danezët, kualifikoi edhe Zvicrën nga vendi i tretë i grupit A.

    Kjo pasi që dy ekipet e treta të grupeve B dhe C kanë pikë më pak se Zvicra. Zvicra ka 4 pikë, kurse Ukraina dhe Finlanda kanë nga tri.

    Kualifikimin e Zvicrës tutje e ndihmoi edhe fitorja e Austrisë ndaj Ukrainës.