7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq deklaroi qe ushtria serbe po forcohet prandaj s’do ta njohë Kosovën, i kundërpërgjigjet Albin Kurti

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me shtetin e Serbisë nëse pengohet Kosova të bëhet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, transmeton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Kurti deklaron se në dialogun Kosovë-Serbi synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai është shprehur se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës në marrëveshjen përfundimtare, ku edhe duhet të inkuadrohet edhe ulësja në OKB.

“Marrëveshja përfundimtare dhe ligjërisht obliguese, për neve është ajo që nuk e ndan njohjen nga ulësja në OKB. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të konventës së Vjenës për ligjin mbi traktatet”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit