16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjenerali serb: Nga Kosova ika duke qarë, Kosharja ishte një Vietnam

Rekomandime

Gjenerali i pensionuar serb i dënuar për krime lufte, Vladimir Lazareviq, i cili ishte komandant i Korpusit të Prishtinës të –ish-Ushtrisë Jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë, zbulon dëshmitë e tij nga koha e luftës dhe tmerrin e Betejës së Koshares.

- Advertisement -

Gjenerali serb ka folur edhe për betejën e Koshares në të cilën forcat ushtarake serbe pësuan humbje të mëdha.

Gjenerali serb duke folur për Betejën e Koshares, thotë se më më 9 pril ndodhi thyerja e kufirit dhe hyrja e trupave të UÇK-së në Kosovë nga Shqipëria.

“Sulmi ishte i t.merrshëm, dhe armiku ishte shumë, i armatosur mirë, me mbështetje të mirë ajrore dhe instruktorët më të mirë të NATO-s … Ishte një Vietnam në miniaturë. Nuk ishte beteja vetëm e Karakollit të Koshares, ishte një front prej 15 kilometrash”.

- Advertisement -

“Ishin këputur të gjitha lidhjet me vijën e parë të frontit. Unë merrja raport nga ura ime komanduese. Përveç përshkrimit të hollësishëm të këtij kaosi, ai tha: ‘Ne do ta mbrojmë kufirin me çdo kusht!’, me shkronja të theksuara. U rrëqetha kur i lexova këto fjalë dhe u përgjigja: ‘Mbajeni, mbrojeni Serbinë. Ne po vijmë’, dhe këtë do ta kujtoj derisa të jem gjallë. Ne shkuam në vijën e parë të luftimeve. Në atë kohë, gjeneral Pavkoviç ishte gjithashtu pranë meje, i cili përshëndeti fjalët e mia dhe urdhëroi të ashtuquajturin homologun tonë nga ana jonë”.

Gjenerali serb flet me dhembje kur e kujton tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova

“Në atë moment kisha probleme të tjera. Unë duhej të tërhiqja njerëzit dhe pajisjet pa përjetuar një debakël. Nga pikëpamja ushtarake, unë e di se qëllimi ishte që të asgjësoheshin 20 deri 25 ushtarë serbë në Kosovë dhe të rrafshojnë gjithçka për tokë… Ne parandaluam kapitulimin e shtetit dhe shkatërrlmin e tij. Nga ana tjetër, braktisja e Kosovës më ka goditur më shumë, sepse pashë se populli serb u la në mëshirën e agresorit. Unë madje kam qarë. Më duhet të them se personalisht nuk kam pasur besim në gjithë atë që është shkruar në marrëveshjen e Kumanovës, dhe sipas Rezolutës 1244. Unë i fundit jam larguar nga Kosova”, tha ai.

Gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burg, për përgjegjësi komanduese për krime të luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Ai në Hagë është dorëzuar më 3 shkurt 2005. Është dënuar sipas përgjegjësisë komanduese, pasi që në luftën e vitit 1998-99 në Kosovë ka qenë komandat i Korpusit të Tretë të Prishtinës, e më pas edhe komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë së ish Jugosllavisë.

Së fundmi Serbia e ka emëruar gjeneralin e dënuar për krime lufte në krye të Akademisë Ushtarake, gjë që ka nxitur reagime të fuqishme edhe të faktori ndërkombëtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit