2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shqiptari “i bie” në gjunjë Clinton-it: Ma ke shpëtuar jetën o BABA ynë, ja puth duart dhe ia dha një

Rekomandime

Bill Clinton është p ërlotur në një restorant kur një kamarier shqiptar i ra në gjunjë duke e falënderuar atë se ia kishte shpëtuar jetën.

- Advertisement -

Ish-presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë ishin duke darkuar në restorantin “Sea Fire Grill”, në New York, transmeton Koha.net. Derisa ata darkonin, kamarieri – një emigrant shqiptar – i është afruar te tavolina, i ka rënë në gjunjë dhe i ka thënë Billit: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Mos të kishe qenë ti, nuk do të isha gj allë sot”, raporton TMZ.

Kamarieri i tregoi Billit dhe Hillaryt një histori pikëlluese. Ai tregoi se është një emigrant i cili kur ishte 16 vjeç kishte përjetuar luftën në Kosovë dhe pastaj ka ikur pa e ditur se ku po shkon. Po ashtu, ai i tha ish-presidentit sesi babai i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes u torturuan gjatë luftës.

Kamarieri 32 vjeç, i cili në Shtetet e Bashkuara ka arritur në vitin 1999, i tha Clintonit se ushtria e Amerikës, të cilën ky i fundit e ka autorizuar, ka përzënë f orcat serbe nga Kosova gjë që çoi në paqe dhe mbijetesën e tij.

- Advertisement -

Sipas TMZ-së, Presidenti Clinton është emocionuar shumë, ndërsa ia ka shtrënguar dorën kamarierit dhe është përlotur.

Kamarieri ndihet i f rikësuar duke pasur parasysh klimën aktuale mbi emigracionin në SHBA dhe nuk ka dashur që të publikohet emri ose fotoja e tij, thekson TMZ.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e stafit të këtij restoranti është nga Shqipëria dhe Clintonët pas darkës kaluan një kohë me ta duke i përshëndetur dorë-më-dorë gjithë stafin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit