7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Berisha: Zyrtarët e Qeverisë janë të pasur, e militantëve varfanjakë të VV’së, baba ua jep nga 1 euro për kafe

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pasi që është bërë publik deklarimi i pasurisë nga zyrtarët qeveritar që vijnë nga radhët e LVV-së.

- Advertisement -

“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit!  Kjo është një kontradiktë e thellë!  Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit.  Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë,  janë shumë të pasur që bëjnë jetë luksoze, nëpër lagje luksoze, larg nga populli, larg nga Ju”, ka shkruar opinionistja.

Berisha thotë se idetë e LVV-së për barazi po i realizon populli, pasi që këta zyrtarë për vete janë të pasur, e populli mbetet i varfër.

“Idenë e tyre për barazi e realizoni Ju.  Ata, për vete, janë të pasur.  E Ju mbeteni të varfër, sepse po keni qejf.  Ata, gjërat luksoze i konsiderojnë të domosdoshme, e ju militantët varfanjakë të Vetëvendosjes (që baba ua jep nga 1 euro për kafe), Ju gjërat e domosdoshme i konsideroni luksoze. Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga shamjet e nga kërcënimet, ju duhet të vashdoni t’i mbroni siç dini veç ju, me afsh, milionerët tuaj të Lëvizjes, sepse këtë punë e kanë varfanjakët”, tha ajo.

- Advertisement -

“Deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.  Besojnë në barazi mes jush, ama Ata i dallon nga populli pasuria.  Juve duan t’ju shohin duke e ndarë varfërinë tuaj në mënyrë të barabartë, ama për vete i ndajnë milionat. Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze.  Janë edhe majtistë, edhe milionerë.  Edhe socialistë, edhe kapitalistë. Janë gjithçka sepse janë asgjë. Janë thjesht mashtrues!  P.S. Në kohën kur të gjithë mashtrojnë – ta thuash të vërtetën është akt revolucionar (Unknoën)”, shtoi e njejta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit